FIFA/ Arbitrazhi rrëzon Platini. Të shkuara Michel!

 

Një lajm i mirë për  tifozët e kombëtares shqiptare. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini i pezulluar prej kohësh nuk mund të kandidojë për kreun e FIFA-s

 Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) i ka konfirmuar francezit vendimin se nuk do të ketë të drejtë të kandidojë për president të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), pas tërheqjes së Sep Bllatter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ankesës që kishte bërë në KAS, në arsyetimin e saj, kjo gjykatë argumentoi se kërkesa e francezit është jo-legjitime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, kjo gjykatë sportive që disa muaj më parë rrëzoi pretendimet e UEFA-s dhe që ishin të mbështetura fuqishëm nga Platini pas incidenteve dhe ndërprerjes së ndeshjen Serbi-Shqipëri, më 14 tetor 2014 në Beograd, i dha fitoren 3-0 në tavolinë kuqezinjve. Kjo gjykatë i jep së fundmi edhe një “shuplakë” të mirë kreut të UEFA-s.   

Kujtojmë se ky i fundit nuk dënoi as racizmin dhe as futjen e huliganëve në fushë, në ndeshjen e Beogradit për fajësoi Shqipërinë si përgjegjëse për hedhjen e dronit.

Institucionet e UEFA-s nuk i dhanë asnjë herë të drejtën Shqipërisë, madje e akuzuan për braktisje të fushës dhe për disa muaj rezultati u vendos 3-0 në favor të Serbisë.

Por bota perëndimore ka ngritur edhe institucione të gjyqësore, që nuk bëjnë kompromis me të drejtën dhe kjo është arsye e zhvillimit të tyre. Edhe për fat të mirë, falë të drejtës që KAS riktheu fitoren e merituar kuqezinjve në tavolinë, tashmë Shqipëria e sheh veten për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian.

Mishel Platini i akuzuar për korrupsion nuk kishte si ta merrte të drejtën nga e njëjta gjykatë.

Dhe shqiptarët kanë tashmë një mesazh për të: Të shkuara Mishel!          

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?