FIFA: Bale lojtari më i shpejtë në botë, Messi i shtati

Mesfushori Gareth Bale i blerë për 109 milion euro nga Real Madrid, transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, nga sot ka dhe një rekord të ri mbi supe, atë të lojtarit më të shpejtë  me topin nën kontroll në glob.

Wellsiani, që u transferua dy vite më parë nga Tottenham drej madrilenëve, sipas FIFA-s gjatë një vrapimi me top në këmbë ka arritur shpejtësinë 36,9 km/h.

Në vendin e dytë nuk është as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi, por një gjerman, Jurgen Damm. Gjermani ka arritur shpejtësinë 35,25 km/h. Në vendin e tretë është Valencia i Manchester United.  Cristiano Ronaldo është vetëm në vendin e pestë me  33,6 km/h, teksa “pleshti” është në vendin e shtatë me shpejtësinë 32, 5 km/h.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea gati 120 milion euro për Bale!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta kjo është edhe arsyeja që Chelsea është gati të japë 120 milion euro për të siguruar 25-vjeçarin kampion europe, bënë të ditur në një artikull dedikuar wellsianit e përditshmja “Dailly Maill”. Sipas saj, Bale është nën shënjestrën e Murinhos, që është gati të bëjë çmendurira dhe kontretisht 120 milion të tilla, për të bindur drejtuesit madrilenë të lejojnë asin e tyre të vishet me uniformën blu të skuadrës londineze nga “Stamford Bridge”.

Renditja e plotë e dhjetë lojtarëve më të shpejtë me topin në këmbë e publikuar nga FIFA:
1. Gareth Bale: 36,9 km/h
2. Jürgen Damm: 35,23 km/h
3. Antonio Valencia: 35,1 km/h
4. Aaron Lennon: 33,8 km/h
5. Cristiano Ronaldo: 33,6 km/h
6. Theo Ëalcott: 32,7 km/h
7. Lionel Messi: 32,5 km/h
8. Ëayne Rooney: 31,2 km/h
9. Frank Ribéry: 30,7 km/h.
10. Sergio Ramos: 30,6 km/h.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?