FIFA bllokon sërish merkaton e Tiranës, nuk shpëtojnë as Flamurtari e Kukësi

FIFA ka bllokuar merkaton e tre klubeve shqiptare për shkak të detyrimeve të prapambetura. Vendimi është marrë më 16 shtator, ndërsa klubet e prekura janë Tirana, Flamurtari dhe Kukësi.

Në listën e klubeve të ndëshkuara është edhe Tirana, e cila vijon të përballet me probleme të trashëguara financiare dhe çështje gjyqësore për detyrime të papaguara.

Për bardheblutë kjo nuk është një situatë e re. Klubi pati probleme edhe në muajin gusht, kur nuk mundi të regjistronte afrimet e reja për javën e parë të kampionatit të Abissnet Superiores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës tashmë kanë të drejtë të luajnë, pasi regjistrimi i tyre është kryer përpara vendimit të FIFA-s të 16 shtatorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ky moment, Tirana nuk mund të regjistrojë futbollistë të rinj deri në momentin që të zgjidhë detyrimet dhe të heqë bllokimin e vendosur nga FIFA.

Vendimi i fundit prek gjithashtu Flamurtarin dhe Kukësin, të cilët janë përballur me çështje të ngjashme për detyrime financiare.

Situata duket më problematike te Flamurtari, ndaj të cilit janë regjistruar tre çështje të humbura që kanë çuar në bllokimin e merkatos.

Për klubet shqiptare, zgjidhja e detyrimeve dhe mbyllja e çështjeve gjyqësore mbetet tashmë kusht për të rikthyer të drejtën e regjistrimit të futbollistëve të rinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?