FIFA gati të ndryshojë rregulloren për kartonët e verdhë në Kupën e Botës 2026
FIFA po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në rregulloren e Kupës së Botës 2026, në funksion të formatit të ri me 48 ekipe pjesëmarrëse. Rritja e numrit të skuadrave sjell automatikisht më shumë ndeshje dhe, si pasojë, edhe një rrezik më të lartë për pezullime të lojtarëve për shkak të kartonëve të verdhë.
Sipas raportimeve, në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s që zhvillohet në Vancouver, pritet të miratohet ideja për vendosjen e një “amnistie të dyfishtë” për kartonët e verdhë gjatë turneut.
Ndryshimi parashikon dy momente “pastrimi” të kartonëve:
- Pas përfundimit të fazës së grupeve, të gjitha kartonët e verdhë që nuk kanë sjellë pezullim do të fshihen.
- Një pastrim i dytë do të ndodhë pas çerekfinaleve, për lojtarët që kanë marrë vetëm një karton gjatë fazave me eliminim direkt (1/16, 1/8 dhe çerekfinale).
Me formatin e ri me 48 skuadra, për të arritur në finale do të nevojiten tetë ndeshje, një më shumë se më parë, pasi shtohet edhe raundi i 1/16-ve.
Qëllimi i këtij ndryshimi është të mbrojë lojtarët dhe të shmangë mungesat e shumta në fazat vendimtare të turneut. FIFA synon që ndeshjet më të rëndësishme, si gjysmëfinalet dhe finalja, të mos ndikohen nga pezullime të shumta për shkak të akumulimit të kartonëve.
KOHA JONË SONDAZH
Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 9279

