FIFA hap tjetër sesion për merkaton e verës

FIFA ka ndryshuar sot rregulloren e transferimeve të lojtarëve duke i hapur rrugë kalimit të Muhamed Salah në Arabi përpara Kupës së Botës për Klube.

Organi i futbollit ka bërë me dije se në këtë vit do të hapet një sesion i shkurtër i transferimit të lojtarëve për plot dhjetë ditë (1-10 qershor). Ky sesion i paraprin atij zyrtar, i cili niste më 12 qershor.

Siç dihet Kupa e Botës për Klube nis më 14 qershor ndërsa Liverpooli nuk do të jetë pasi nuk ka mundur që të kualifikohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë Mohamed Salah mund të transferohet direkt tek skuadra e Al-Hilal, e cila sapo përfundoi kontratën faraonike që kishte Neymarin duke hapur kështu vend për firmën me një lojtar të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?