FIFA i përgjigjet Iranit: Të gjithë federatat të respektojnë kalendarin!

Një çështje diplomatike ka shpërthyer në prag të Kupës së Botës 2026, pasi Federata e Futbollit të Iranit ka kërkuar zyrtarisht nga FIFA zhvendosjen e ndeshjeve të saj të fazës së grupeve nga Shtetet e Bashkuara drejt Meksikës.

Kjo kërkesë vjen në një moment tensionesh politike, ku sipas autoriteteve iraniane, siguria e ekipit nuk mund të garantohet në territorin amerikan. Presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj, u shpreh qartë se kombëtarja nuk do të udhëtojë drejt SHBA-së, duke theksuar se janë në negociata me FIFA-n për të zhvilluar ndeshjet në Meksikë.

Ndërkohë, FIFA ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha federatat pjesëmarrëse, përfshirë Iranin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënës i organit drejtues të futbollit botëror siguroi:“FIFA është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha shoqatat anëtare pjesëmarrëse, përfshirë Iranin, për të diskutuar planet për Kupën e Botës 2026. FIFA shpreson që të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të luajnë ndeshjet e tyre sipas kalendarit të shpallur më 6 dhjetor 2025.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?