FIFA kërcënon Spanjën

FIFA ka kërcënuar Spanjën se do të përjashtohet nga Euro 2016, në rast se nuk i tejkalon problemet me të cilat është duke u ballafaquar në Federatën e Futbollit.

Në fakt, presidenti i Këshillit Kombëtar të Sportit, Miguel Cardinal ka pranuar rrezikun.

“Para disa muajsh kemi marrë një shkresë nga FIFA, në të cilën shkruante se Spanja mund të përjashtohet nga Euro 2016 nëse nuk i rregullojmë problemet e brendshme në Federatën e Futbollit”, deklaroi Cardinal për radiostacionin “Cadena Cope”, përcjell “Lajmi.net”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet kanë të bëjnë me ndërhyrjen e politikës në punimet e Federatës së Futbollit të Spanjës, dhe dyshimet se presidenti Jose Maria Villar favorizon disa klube të caktuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?