FIFA publikon renditjen e re, ja në çfarë vendi ndodhet Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re për të gjitha kombëtaret. Për shkak të mungesës së ndeshjeve ndryshimet në pozicione kanë qenë minimale.

Kombëtarja jonë e futbollit renditet ne vendin e 66-të me 1365 pikë pa pësuar ndryshim, e njëjta gjë për Kosovën, me dardanët që renditen në vendin e 115 me 1174 pikë.

Ndërsa vendin e parë të kësaj renditjeje e mban Belgjika me 1765 pikë, e ndjekur nga Franca me 1733 pikë dhe Brazili në vendin e tretë me 1712 pikë. Ndërsa Italia renditet në vendin e 13-të me 1607 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?