FIFA publikon renditjen e re/ Shqipëria fiton dy vende, Spanja dhe Franca zbresin nga kreu Argjentinën
FIFA ka përdirësuar renditjen e re Botërore të Kombëtareve, duke dhënë një lajm pozitiv për Kombëtaren tonë. Shqipëria ka fituar dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 66-të, ndërsa Kosova ka shënuar një progres edhe më të madh, duke fituar katër vende dhe duke u ngjitur në vendin e 91-të.
Spanja dhe Franca kanë kaluar Argjentinën, duke u renditur përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë. Pas prillit 2023, kur “Albiceleste” mbante kreun, tashmë është detyruar të dorëzojë fronin. Për Spanjën është rikthim në krye pas 11 vitesh, që nga viti 2014.
Në lëvizjet më të rëndësishme të klasifikimit, Portugalia ngjitet në vendin e 5-të, ndërsa Kroacia në të 9-in. Në rënie është Brazili, që zbret në vendin e 6-të (-1), si dhe Gjermania, e cila humbet tre pozicione dhe shkon në vendin e 12-të.
Ky është njëmoment negativ për gjermanët, pasi për herë të parë që nga tetori 2024 ata dalin jashtë “top 10”-s, pas humbjes me Sllovakinë në debutimin e tyre në kualifikueset e Botërorit. /R.Lika-Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

