FIFA publikon renditjen e re të Kombëtareve, Shqipëria zë vendin e …

Pas Europianit dhe Kupës së Amerikës, ku Spanja dhe Argjentina triumfuan duke ngritur lart trofetë, FIFA ka publikuar edhe renditjen e re të ekipeve kombëtare.

Shqipëria edhe pse zhvilloi tre ndeshje pozitive përballë fuqive si Spanja e Italia dhe arriti një barazim historik me Kroacinë, nuk ka ndryshuar asnjë vend në renditje. Kuqezinjtë mbeten të 66-tët në renditje, ndërsa Kosova ka humbur një vend duke u renditur e 106-ta.

Albiçelestët, kampionë botë në fuqi, kanë konsoliduar pozitën e tyre në krye të renditjes së FIFA-s. Në 10-shen e parë, rritjen më të madhe e ka Spanja, me “La Rojan” që ngjitet 5 vende duke u renditur tanimë e treta, pas Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anglia si finaliste e Europianit renditet e katërta duke parakaluar Brazilin, pasi Seleçao dështoi në Kupën e Amerikës duke u eleminuar në çerekfinale nga Uruguai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?