FIFA urdhëron Egjiptin të ndryshojë fanellën në Kupën e Botës

FIFA i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Egjiptiane të Futbollit të heqë shtatë yjet e vendosur mbi stemën e kombëtares në fanellën e Botërorit 2026, pasi ato nuk përputhen me rregulloret e organizmit më të lartë të futbollit botëror.

Shtatë yjet simbolizojnë rekordet e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON), kompeticion që “Faraonët” e kanë fituar shtatë herë. Megjithatë, sipas rregullores së FIFA-s për pajisjet zyrtare të ekipeve kombëtare, yjet e vendosur mbi stemën lejohen vetëm për të përfaqësuar titujt e fituar në Kupën e Botës dhe jo trofetë kontinentalë.

Për këtë arsye, FIFA ka urdhëruar federatën egjiptiane që të largojë yjet nga uniforma që do të përdoret në Botërorin 2026. Ndërkohë, organizata ndërkombëtare ka kërkuar edhe ndryshime të tjera në fanellën e Egjiptit. Konkretisht, FIFA ka udhëzuar federatën që të rregullojë përdorimin e ngjyrës së artë në emrat e lojtarëve dhe numrat e fanellave, në mënyrë që uniforma të jetë plotësisht në përputhje me standardet dhe kërkesat zyrtare të Botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi vjen në kuadër të kontrolleve të rrepta që FIFA ushtron mbi dizajnin dhe elementët grafikë të uniformave të ekipeve pjesëmarrëse, me qëllim garantimin e një standardi të unifikuar për të gjitha kombëtaret në kompeticionin më të madh të futbollit në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?