FIFA vendos sot për anëtarësimin e Kosovës

Federata Botërore e Futbollit – FIFA vendos të premten për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

FIFA zhvillon ditën e dytë të kongresit në Meksiko Siti dhe Kosova është pika e 15­-të në rend të ditës.

Kosova, javën e kaluar, është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit, duke u kualifikuar kështu edhe për FIFA.Për t’u bërë anëtare e organizatës botërore të futbollit, Kosovës i duhen së paku 105 vota nga 209 sa është totali i tyre, referon Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse pranohet, kombëtarja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?