FIFA zbulon 3 finalistët për “The Best 2021”, Lewandowski sfidon Messin

FIFA ka bërë publik listën e 3 finalistëve për trofeun “The Best FIFA”, lojtari më i mirë për vitin 2021. Nuk ka shumë surpriza, pasi ashtu si edhe në ceremoninë për “Topin e Artë”, Robert Lewandowski dhe Lionel Messi janë dy nga tre finalistët, dy kandidatët kryesorë për të fituar këtë trofe prestigjioz.

Mohamed Salah është finalisti i tretë, duke lënë jashtë garës Jorginho, i cili fitoi Champions me Chelsea dhe Evropianin me Italinë. Fituesi do të zbulohet më 17 janar, në një ceremoni që pritet të mbahet online.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?