FIFA/Shqipëria zbret dy vende, Belgjika në krye të listës
Shqipëria humb dy vende në renditjen e FFA-s dhe pozicionohet e 38-ta për muajin e fundit.
Shkak për këtë zbritje, pavarësisht kualifikimit historik, janë bërë ndeshjet kualifikuese të shtatorit ku edhe Giani De Biazi e të tijtë barazuan në Kopenhagë me Danimarkën dhe humbën në “Elbasan Arena” ndaj Portugalisë, sikurse edhe ndaj Serbisë.
Po ashtu kanë ndikuar edhe ndeshjet miqësore të nëntorit, ku ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë nuk fituam asnjërën prej tyre.
Kujtojmë se kulmin në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, kur zuri vendin e 22-të në FIFA.
Belgjika mban vendin e parë, Argjentina pozicionohet e dyta dhe Spanja ndodhet në vend të tretë.
Gjermania, kampione e botës, ka zbritur në vend të katërt këtë muaj.
KOHA JONË SONDAZH

