“Final 4”/ 3 skuadra në garë për titullin kampion, ja skenarët e javës finale

Tri skuadra vijojnë të jenë në garë për titullin kampion përpara ndeshjeve finale të fazës “Final 4”, që do të luhen të dielën në ora 19:00. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia do të zbresin në fushë me objektiva të qarta, ndërsa 90 minutat e fundit të sezonit do të vendosin skuadrën kampione të edicionit 2025/26.

Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia do të përballet me Elbasanin në një duel direkt mes dy skuadrave pretendente për titullin, ndërsa në “Elbasan Arena”, Egnatia do të luajë ndaj Dinamo City-t, në një tjetër sfidë me peshë të madhe për renditjen finale.

Më poshtë, skenarët për shpalljen e skuadrës kampione:

Swiss Digital Desktop Reklama

Egnatia shpallet kampione në rast se:
1. Fiton ndaj Dinamo City.
2. Barazon me Dinamo City dhe AF Elbasani nuk fiton ndaj Vllaznisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elbasani shpallet kampion në rast se:
1. Fiton ndaj Vllaznisë dhe Egnatia nuk fiton ndaj Dinamo City.
2. Barazon me Vllazninë dhe Dinamo City fiton ndaj Egnatias.

Vllaznia shpallet kampione në rast se:
1. Fiton ndaj AF Elbasanit dhe Dinamo City triumfon ndaj Egnatias.

Gjithçka mbetet e hapur përpara mbrëmjes finale të “Final 4”, me tifozët që presin një fund sezoni emocionues dhe plot rivalitet deri në vërshëllimën e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?