Finale “e çmendur”, 5-4! Barcelona ngre Superkupën e Europës

Dy ekipet spanjolle, Barcelona si fituese e Champions dhe Sevilja si fituese e Europa League, u përballën në finalen e Superkupës së Europës, në stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena” të Gjeorgjisë, të cilën e fitoi në fund skuadra favorite. Barcelona ngriti trofeun e parë me rëndësi të këtij sezoni, Superkupën e Europës, që ishte edhe trofeu i pestë në historinë e saj. Rodriguez shënoi në 115’ dhe i dha fitoren 5-4 ekipit të tij. Finalja e Superkupës së Europës shënon një fillim të çmendur me gol dhe përmbysje, si dhe  një pjesë të dytë edhe më të çmenduar pas  barazimit të Sevlijes  nga  4-1, në 4-4. Brenda 15 minutave të dy skuadrat shënuan tre gola. Sevilja shënoi e para, por një dopjetë e Leo Mesit përmbysi rezultatin në 2-1 për Barcelonën. Në 3′ Ever Banegas shënoi për Seviljen, duke e kaluar në avantazh. Nga hyrja e zonës kundërshtare mesfushori i Seviljes realizon një goditje dënimi perfekte, e cila lë të palëvizuar Ter Stegen dhe shënon në trekëndëshin e portës së Barcelonës. Por nuk zgjat shumë festa sepse  Lionel Mesi barazoi në 7’, falë një goditje dënimi. Argjentinasi gjen të majtën perfekte e cila përfundon në trekëndëshin e portës së Seviljes, një trajektore praktikisht e pakapshme dhe thuajse identike me anë të Banegas. Në 15′ sërish Lionel Messi dhe  Barcelona në avantazh! Sërish nga një tjetër goditje dënimi numri 10 i blaugranave gjen golin me një gjuajtje të fuqishme, kësaj here  i ndihmuar edhe nga shtylla. Portieri Beto e prek pak, por nuk e eviton dot golin. Dhe në  44′ është momenti i Rafinha.  3-1! Suarez niset në sprint në fushë të hapur dhe i vetëm me portierin, nxitohet dhe gjuan por topi përplaset në trupin e portierit Beto,kthehet sërish te numri 9 i katalanasve. Ky i fundit shikon avancimin e Rafinjës dhe i shërben në mënyrë perfekte; braziliano-spanjolli shënon nga dy hapa larg portës kundërshtare. Barcelona e nis edhe më mirë pjesën e dytë. Suárez shënon, 4-1! Sergio Busquets gjen Suárez dhe numri 9 i katalanasve nuk di të gabojë para portës së Betos, duke e  mposhtur atë. U duke se gjithçka u mbyll  me këtë gol, por  ka shpresa për Seviljen. Vitolo jep një kros perfekt dhe gjen ta pamarkuar Reyes që vrapon i vetëm e shkurton shifrat në 4-2. Dhe një 11-metërsh që Mathieu shaktoi në  73’ rihap gjithçka. Mbrojtësi i Barcelonës   pengoi në zonë Vitolo, ndërsa Gameiro realizoi 4-3! Dhe ndodh e pabesueshmja. Në 81’,  Yevheniy Konoplyanka, pas një krosi të Immobile barazon shifrat në 4-4, duke rihapur gjithçka. Koha e rregullt mbyllet në barazim 4-4. Sevilja tregohet më e rrezikshme në kohë shtesë, por u duk se ndeshja do ta shkonte me 11 –metërsha, vendosi goli i Pedro Rodrigez 5 minuta para  mbylljes së takimit, pas një insistimi të Messi. Barcelona nga stadiumi Olimpik i Tbilisit ngre trofeun e Superkupës së Europës.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?