Finalja e Conference League/ Palace dhe Vallecano synojnë trofeun historik, dalin formacionet zyrtare
Mbrëmja e sotme pritet të shkruajë historinë në Conference League, teksa në “Red Bull Arena” të Leipzigut, Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do të zbresin në fushë për finalen e madhe të kompeticionit. Të dy klubet janë në kërkim të trofeut të parë europian në historinë e tyre, duke arritur për herë të parë deri në aktin final të një kupe kontinentale.
Një vit më parë, Chelsea triumfoi në Conference League pasi mposhti bindshëm Betisin me rezultatin 4-1 në finale. Në edicionet pararendëse, trofeu ishte fituar nga Roma, West Ham dhe Olympiacos.
Në finalen e kësaj mbrëmjeje nuk do të mungojë as prezenca italiane. UEFA i ka besuar drejtimin e ndeshjes arbitrit Maurizio Mariani, i cili do të asistojë nga Daniele Bindoni dhe Alberto Tegoni. Në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Di Bello dhe Daniele Chiffi.
Takimi do të nisë në orën 21:00, ndërsa trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare
Crystal Palace (3-4-3):
Henderson; Canvot, Lacroix, Riad; Munoz, Wharton, Kamada, Mitchell; Sarr, Mateta, Pino.
Trajner: Oliver Glasner.
Rayo Vallecano (4-2-3-1):
Batalla; Rațiu, Lejeune, Ciss, Chavarria; Unai Lopez, O. Valentin; De Frutos, Palazon, A. Garcia; Alemao.
Trajner: Inigo Perez.
KOHA JONË SONDAZH

