Finalja e “Conference League”, UEFA “rrethon” Arenën Kombëtare. 1500 forca policie në terren

Ekspertet e sigurisë së UEFA-s kanë nisur prej ditës së sotme zbatimin e planit të masave për të monitoruar ndeshjen Roma-Feyenoord që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes do të angazhohen rreth 1500 forca policie dhe 600 stuard.

Stuardët e UEFA-s po vendosin barrierat metalike para stadiumit për të vendosur kufizimet për automjtetet dhe këmbësorët. Brenda perimetrit të sigurisë lejohen vetëm zyrtarë të UEFA-s ose persona të autorizuar prej saj.

Vendparkimi i bashkisë pranë stadiumit u mbyll për makinat dhe po ashtu edhe në një pjesë të sheshit pranë stadiumit nuk lejohet kalimi i këmbësorëve. Ndërkohë që njësitë e tjera të shërbimit që ndodhen në stadiumin “Air Albania” do të mbyllen javën e ardhshme.

Pranë stadiumit do të qëndrojnë në gatishmëri zjarrfikëset dhe ambulancat nëse do të jetë i nevojshëm angazhimi i tyre.

SHKARKO APP