FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finalja e “Euro 2020” në Wembley është në rrezik, mund të luhet në Budapest!

Finalja e “Euro 2020” mund të mos luhet në Londër në 11 korrik. “The Times”, flet për një kërcënim të UEFA-s dhe një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Hungari, një lajm ky që nuk është konfirmuar nga burime të Uefa-s.

Kërcënimi i organizmit europian të futbollit ka të bëjë me prezencën e 2 500 personave VIP në aktin e fundit të Europianit, pra për finalen e madhe. Bëhet fjalë për drejtues të Federatës europiane dhe të FIFA-s, të sponsorëve e drejtuesve të Federatave apo gazetarë televizionesh, që sipas rregullave aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, mund të kenë akses në ndeshje vetëm pas 10 ditësh vetëizolimi.

Hungaria është zgjedhja më e mundshme, pasi aty kufizimet janë shumë më të vogla, teksa në Budapest do të luhej me një stadium plot, ndryshe nga Wembley ku kapaciteti i përcaktuar për gjysmëfinalet dhe finalen për momentin është ende në 50%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?