Finalja e Europa League, Roma dhe Sevilla në kërkim të trofeut. Jose Mourinho: Nuk është e lehtë

Roma e Jose Mourinho do të përpiqet të marrë kupën e Europa League këtë të mërkurë në Budapest. Kundërshtari është Sevilla, 6 herë kampion i këtij turneu prej 2006. Për Mourinho arritja në këtë pikë është një sukses, por dëshira e tij për të triumfuar mbetet ende edhe pse ka marrë gjithçka me ekipet që ka drejtuar.

“Zakonisht vetëm klubet e mëdha, me shumë histori arrijnë dy finlane Europiane radhazi, pasi nuk është e lehtë. Për ne të jemi aty ka një vlerë të madhe”, tha Jose Mourinho.

Presidenti i Sevilla, Jose Castro shprehu bindjen se do të jenë ata fitues, që të sigurojnë edhe vendin në grupet e Champions League së ardhshme.

“Mendoj se e meritojmë këtë trofe, për gjithë atë që kemi kaluar këto muaj. Duhet ta fitojmë, është e nevojshme”, tha numri 1 ekipit spanjoll.

SHKARKO APP