Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin biletat për Egnatia-Dinamo

Të Enjten e 1 Majit, është planifikuar të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, aty ku do të përballen Egnatia dhe Dinamo.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshja Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se për këtë përballje, kanë dalë në shitje edhe biletat.

Sipas FSHF, biletat mund të blihen online te faqja “e.bileta.al”.

Kujtojmë se Egnatia u kualifikua në finale, pasi mposhti Partizanin, ndërsa Dinamo triumfoi 4-3 ndaj Vllaznisë.

Takimi për trofeun e parë sezonal do të luhen më 1 Maj, duke nisur nga ora 18:00.

SHKARKO APP