Finalja e Kupës së Shqipërisë, pjesa e dytë nis me karton të kuq. Dinamo dominon me 2 gola
Dinamo dhe Egnatia përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Të dyja skuadrat e shohin këtë ndeshje si një test të rëndësishëm përpara pjesëmarrjes në Final Four. Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, ndërsa Dinamo u rendit e katërta.
Trajnerët Ilir Daja dhe Nevil Dede kanë përcaktuar tashmë formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Rezultati Live:
DINAMO 2-0 EGNATIA
Malomo 23′, Bregu 29′
Ngjarjet Kryesore:
51’ Vonesat në ekzekutimin e një goditje këndi sjellin karton të verdhë për Malomon dhe ai është i dyti për lojtarin e bluve, i cili duhet të dalë me të kuq.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
29′ GOOOL DINAMO 2-0/ Bregu lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila përfundon në rrjetë.
23′ GOOOL DINAMO 1-0/ Një aksion i rrjedhshëm i bluve me Nani nga e djathta i cili pason në qendër ku Malomo gjuan në ecje e sipër dhe shënon golin e avantazhit.
14′ Guindo gjen një top në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
10′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Teqja i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kiri.
9′ Karton i Kuq për Bakayokon! Pas rishikimit me VAR, Enea Jorgji ndryshon ngjyrën e kartonit për sulmuesin e rrogozhinasve. Egnatia me 10 lojtarë!
6′ Bakayoko përplaset me Teqjan, me portierin e Dinamos që pëson dëmtim të rëndë dhe largohet me barelë nga fusha.
1’ Starton ndeshja në “Air Albania”!
Formacionet Zyrtare:
DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani
Trajner: Ilir Daja
EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese
Trajner: Nevil Dede
KOHA JONË SONDAZH

