Finalja e madhe në Mynih/ Tifozët e Interit dhe PSG pushtojnë qytetin, pamje spektakolare (VIDEO)
Qyteti i Mynihut është pushtuar nga mijëra tifozë të Interit dhe Paris Saint-Germain në prag të finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet sonte në orën 21:00 në “Allianz Arena”. Zona të caktuara të qytetit janë kthyer në qendra të festës për dy tifozëritë: Odeonsplatz për mbështetësit e Interit dhe Königsplatz për ata të PSG.
Që nga ora 11:00 të mëngjesit janë hapur zyrtarisht fan zone-t për tifozët, ndërsa në orën 16:00 ato u mbyllen për të lejuar lëvizjen drejt stadiumit dhe përgatitjet për koreografinë madhështore që do të shoqërojë hyrjen e skuadrave në fushë.
Atmosfera në qytet është elektrizuese: rrugët e qendrës janë të tejmbushura me tifozë entuziastë, që këndojnë, brohorasin dhe tregojnë përkrahjen e tyre të zjarrtë për skuadrat. Hotelet janë mbushur plot, dhe në qytet llogariten midis 20 deri në 30 mijë tifozë zikaltër pa bileta, që kanë ardhur vetëm për të përjetuar emocionet e finales.
Autoritetet gjermane kanë shtuar masat e sigurisë, me prezencë të madhe të policisë dhe helikopterë patrullues që mbikëqyrin situatën që prej ditës së djeshme.
Përpara fillimit të ndeshjes, një surprizë e veçantë pret tifozët: grupi legjendar i rock-ut Linkin Park do të japë një performancë live në stadium, duke e ngritur edhe më shumë nivelin e spektaklit të kësaj finale historike ndërmjet Interit dhe PSG.
⚽️ Paris SG – Inter Milan (LDC)
📢 Le cortège du Collectif Ultras Paris s'élance à Munich !
📆 Samedi 31 mai 2025
🎥 @karlkeim_ #PSGINT pic.twitter.com/PwcSyC06eh— Ultras Made in France (@UltrasMadeinFR) May 31, 2025
KOHA JONË SONDAZH

