“Finalja e parakohshme”, sot përballja historike Gjermani-Itali
Do të zhvillohet sot në orën 21.00 supersfida e vlefshme për çerekfinalet e kampionatit evropian mes Gjermanisë dhe Italisë. Lëv e ka të plotë grupin e lojtarëve, teksa Konte përveç Kandrevës dhe Motës rrezikon të mos ketë edhe De Rossin.
Lëv: Italianët janë artistë të mbrojtjes
Trajneri i Gjermanisë, Hoakim Lëv në prag të përballjes ndaj Italisë deklaroi se italianët janë mjeshtra të fazës difensive dhe se ka gjasa të mëdha që fituesi i këtij dueli të triumfojë edhe në Evropian.
Conte: Kundërshtari i fortë, por kam besim
Tekniku i Italisë, Antonio Konte në kuadër të supersfidës ndaj Gjermanisë u shpreh se skuadra e tij ndihet gati për këtë përballje, ndërsa kapiteni Buffon pranoi se portieri i Gjermanisë Manuel Nojer është më i miri në botë në rolin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

