Finalja kundër Egnatias për Kupën e Shqipërisë, dëmtohet rëndë portieri i Dinamos
Dinamo dhe Egnatia po përballen në këtë finale të Kupës së Shqipërisë, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Të dyja skuadrat e shohin këtë ndeshje si një test të rëndësishëm përpara pjesëmarrjes në Final Four. Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, ndërsa Dinamo u rendit e katërta.
Rezultati Live:
DINAMO 0-0 EGNATIA
10′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Teqja i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kiri.
9′ Karton i Kuq për Bakayokon! Pas rishikimit me VAR, Enea Jorgji ndryshon ngjyrën e kartonit për sulmuesin e rrogozhinasve. Egnatia me 10 lojtarë!
6′ Bakayoko përplaset me Teqjan, me portierin e Dinamos që pëson dëmtim të rëndë dhe largohet me barelë nga fusha.
1’ Starton ndeshja në “Air Albania”!
Formacionet Zyrtare:
DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani
Trajner: Ilir Daja
EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese
Trajner: Nevil Dede
KOHA JONË SONDAZH

