Finlanda publikon listën për Nations League, ja lojtarët që priten ndaj Shqipërisë

Edicioni i ri i Nations League do të nisë këtë muaj, ndërsa kombëtaret kanë filluar të bëjnë publike listat e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e para të kompeticionit.

Një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në Ligën C, Finlanda, ka publikuar listën me 25 futbollistë të thirrur nga trajneri Jacob Friis. Finlandezët do të përballen me Kombëtaren shqiptare më 3 tetor.

Në listën e publikuar ka disa rikthime të rëndësishme. Pas një mungese të gjatë, në përfaqësuese janë rikthyer mesfushorët Kaan Kairinen dhe Glen Kamara. Gjithashtu, pjesë e grumbullimit janë edhe Bergstrom, Lahtenmaki dhe Stahl, të cilët kanë lënë pas dëmtimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Risia e vetme në skuadrën finlandeze është sulmuesi Adrien Svanbäck, i cili ka marrë ftesën për këtë grumbullim.
Trajneri Friis ka përfshirë në listë edhe disa prej emrave më të njohur të përfaqësueses finlandeze, mes tyre portierin Lukas Hradecky, që aktivizohet te Monaco, si dhe sulmuesin Joel Pohjanpalo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria do ta nisë këtë edicion të Nations League në Ligën C, ku përveç Finlandës do të ketë përballë edhe Bjellorusinë dhe San Marinon.

Sfida ndaj Finlandës më 3 tetor pritet të jetë një nga ndeshjet kryesore të grupit për kuqezinjtë, në një kompeticion ku objektivi do të jetë sigurimi i rezultateve sa më të mira dhe pozicionimi në krye të grupit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 265 (7.1%)
Jo 3485 (92.9%)

Vota totale: 3750