Finlanda turpëron keq kombëtaren e femrave, na shënon 8 gola

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit e femrave pësoi një humbje të rëndë në kualifikueset e Europianit, kundër Finlandës në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani është mundur 8-1, ndërsa golin i vetëm i vajzave kuqezi u shënua nga vetë finlandezet (Koivosto devijoi në portën e saj, kur rezultati ishte 6-0).

 

Në pjesën e parë për Finlandën shënuan Westerlund, Kollanen, Franssi, Oling dhe Sallstrom. Autorja e golit të pestë, Sallstrom, shënoi edhe 3 gola të tjerë në fraksionin e dytë.

Për Shqipërinë kjo ishte humbja e tretë radhazi në po kaq ndeshje, e për rrjedhoja vajzat kuqezi renditen në vendin e fundit me zero pikë dhe me golaverazh negativ 1/12.

Ndërkohë në Grupin A, Kosova fitoi 1-2 në fushën e Estonisë me dygolësh të Ukës, duke siguruar suksesin e 2-të në 3 ndeshje.

 

SHKARKO APP