Fiorentina pëson tjetër humbje në Seria A kundër Comos

Fiorentina regjistroi humbjen e dytë radhazi në Serinë A. Pas disfatës me Interin, skuadra nga Firence u mposht në shtëpi nga Como me rezultatin 2-0.

Triumf i merituar i miqve, që ishin dominues gjatë gjithë kohës. Diao zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të, ndërsa Nico Paz vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 66-të.

Fiorentina mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë, 1 pikë më shumë se Milani i vendit të shtatë. Në krahun tjetër, Como renditet në vendin e 13-të me 25 pikë të grumbulluara dhe ky sukses vjen pas tre humbjeve radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?