Fiorentina synon Ergys Kaçen, PAOK kërkon 4 milionë euro
Ergys Kaçe tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e klubeve të huaja. Pjesë e kombëtares shqiptare, autori i atij eurogoli në miqësoren e 13 qershorit ndaj Francës, ku mbërriti fitorja e parë në histori me “gjelat”, është në fokusin e Fiorentinës në Seria A.
Edhe klube të tjera kanë kërkuar shërbimet e tij, ndaj PAOK-u është detyruar të marrë masa mbrojtëse. Për këtë, ka vendosur një çmim prej 4 milionë eurosh për kartonin e lojtarit. E ka bërë këtë për të përfituar një shumë të majme nga shitja e shqiptarit, apo për ta përdorur si barrierë në këtë merkarto vere, kjo vështirë të thuhet. “Football-land.gr” shkruan se agjenti i mesfushorit tonë kuqezi, John Evagelopoulos, do ta mbajë në merkato lojtarin deri në fund të gushtit dhe për këtë arsye kërkon zgjidhje nga PAOK-u, për të fituar diçka nga ky bashkëpunim. Thuhet se ky agjent kërkoi një takim me Frank Arnesen, me të cilin bisedoi disa minuta.
KOHA JONË SONDAZH

