Fiorentina zyrtarizon afrimin e yllit të Real Madridit

Franco Mastantuono është zyrtarisht futbollist i Fiorentinës. Klubi italian ka njoftuar transferimin e talentit argjentinas nga Real Madrid, me marrëveshjen që është arritur në formë huazimi.

Mastantuono, i lindur më 14 gusht 2007 në Azul të Argjentinës, është formuar në akademinë e River Plate, ku debutoi me ekipin e parë në moshën vetëm 16-vjeçare. Me fanellën e “Millonarios”, ai regjistroi gjithsej 64 paraqitje dhe 10 gola.

Sezonin e fundit, argjentinasi ishte pjesë e Real Madridit, me të cilin zhvilloi 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë La Liga, Champions League, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës. Gjatë kësaj periudhe, Mastantuono realizoi edhe 3 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mastantuono ka shkruar gjithashtu historinë me kombëtaren argjentinase. Ai është futbollisti më i ri që ka debutuar me ekipin kombëtar A të Argjentinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Talenti 19-vjeçar ka veshur deri tani në katër raste fanellën e “Albiceleste”, duke u konsideruar një prej perspektivave më interesante të futbollit argjentinas.

Fiorentina e ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes një komunikate, ku konfirmon se ka siguruar përkohësisht të drejtat sportive të Mastantuonos nga Real Madridi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?