Firmos Çarls i Laçit, Sopoti i Librazhdit blen gjatë dimrit “një ekip Superior”
Sopoti bën goditjen e radhës në merkato. Sapo u arrit zyrtarizimi me ish-mbrojtësin e Laçit, nigeriani Çarls, – njoftoi administratori i ekipit librazhdas, Bahiti. Teksa jepen momente nga firmosja e kontratës së tij, në prag të pjesës së dytë të sezonit në Kategorinë e Parë, Sopoti, nën drejtimin e trajnerit Gentjan Stojku pretendon se ka bërë blerjet e duhura. Pas Bylisit dhe Dinamos, edhe Sopoti mund të konsiderohet një skuadër e përforcuar nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve dhe për rrjedhojë një pretendente serioze për t’u ngjitur në Superiore. Dje kane firmosur kontratat për t’u bërë zyrtarisht lojtare të Sopoti për pjesën e dytë të sezonit futbollistik 2014-2015, Kategoria e Parë këta futbollistë:
Portieri: Ferdi Myumyunov (bullgar)
Mbrojtësit: Halim Begaj, Florian Peqini, Arber Bitincka.
Mesfushori: Ilir Caushaj, Gabriele Nezini
Sulmuesit: Odeon Berdufi, Kristi Kurti
Pritet të firmoset portieri Betim Berisha (kosovar) dhe mesfushori Majtare. Sopoti është në negociata me një mbrojtës, mesfushor dhe sulmues të Superligës. Të larguar nga Sopoti janë: Leka, Shtrepi, Kelmendi, Halilaj, Kullolli, Duro, Pinto, Muçmata, Iljazi
KOHA JONË SONDAZH

