Fitoi Europianin me Spanjën, De la Fuente “joshet” nga oferta e Amerikës
Trajneri i Spanjës, Luis De la Funte mund të largohet nga drejtimi i Kampionëve të Europës për të nisur një aventurë të re. “Washington Post” ka publikuar lajmin e bujshëm se De La Fuente synon stolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të udhëhequr pikërisht ata në Kupën e Botës.
Sipas medias prestigjioze, përfaqësuesit e De La Fuentes i kanë shprehur gatishmërinë drejtuesve të Federatës Amerikane të Futbollit, që të jetë pikërisht 63-vjeçari spanjoll zëvendësuesi i Gregg Berhalter.
Një lajm “bombë” për Spanjën vetëm pak ditë pas triumfit në Europian, ndërsa mbetet për t’u parë tashmë e ardhmja e De La Fuentes.
KOHA JONË SONDAZH

