Fitoi medalje argjendi në Botëror, nderohet Chermen Valiev
Chermen Valiev së bashku me trajnerët Leonard Çakmashi dhe Ermal Kryeziu janë vlerësuar në një ceremoni gjatë Kampionatit Kombëtar të Mundjes për medaljen e argjendit të marrë në Botërorin e mbajtur këtë muaj në Zagreb.
Valiev e humbi finalen e peshës deri 74 kilogramë në stilin e lirë edhe për shkak të një dëmtimi në gju. Valiev i cili ka fituar medalje edhe në Europian e Lojërat Olimpike për Shqipërinë do të operohet dhe rikuperimi do të zgjasë disa muaj.
KOHA JONË SONDAZH

