Fiton Dinamo, barazim pa gola i Kukësit
Dinamo ka luajtur këtë të premte një ndeshje miqësore ndaj Riminit, takim të cilin e fitoi 1-0. Ekipi shqiptar i drejtuar nga Di Biagio u mjaftua me golin e Luis Kaçorrit për të triumfuar ndaj italianëve. Një test tjetër miqësor ishte ai mes Kukësit dhe Erzenit në stadiumin “Tofik Jashari”. Pavarësisht rasteve të shumta, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të realizojë. Pritshmëritë janë të mëdha për sezonin e Superiores, që fillon pas disa ditësh.