Fitore në miqësore dhe dy lëvizje në merkato, Teuta firmos me Zogajn
Teuta i mjaftoi një gol i Rubin Hebajt në pjesën e parë për të mposhtur Kastriotin e Ndreut në miqësoren e sotme. Ekipi i Edi Martinit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në Superiore, teksa drejtuesit vijojnë punën në merkato.
Silvio Zogaj është goditja e klubit bregdetar. Sulmuesi lezhian u largua pas dy sezoneve të kaluara te Vllaznia dhe ditën e sotme ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Teutën. 23-vjeçari debutoi sot me ekipin e ri në miqësoren ndaj ekipit krutan.
Ndërkohë, Teuta ka zgjatur bashkëpunimin me Bobi Celeskin. Portieri 23-vjeçar nga Ohri, pjesë e Teutës prej gushtit të vitit 2018, ka firmosur edhe për një tjetër vit, duke konfirmuar qëndrimin te ekipi durrsak edhe për sezonin e ri. /abcnews.al