FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitore në miqësore dhe dy lëvizje në merkato, Teuta firmos me Zogajn

Teuta i mjaftoi një gol i Rubin Hebajt në pjesën e parë për të mposhtur Kastriotin e Ndreut në miqësoren e sotme. Ekipi i Edi Martinit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në Superiore, teksa drejtuesit vijojnë punën në merkato.

Silvio Zogaj është goditja e klubit bregdetar. Sulmuesi lezhian u largua pas dy sezoneve të kaluara te Vllaznia dhe ditën e sotme ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Teutën. 23-vjeçari debutoi sot me ekipin e ri në miqësoren ndaj ekipit krutan.

Ndërkohë, Teuta ka zgjatur bashkëpunimin me Bobi Celeskin. Portieri 23-vjeçar nga Ohri, pjesë e Teutës prej gushtit të vitit 2018, ka firmosur edhe për një tjetër vit, duke konfirmuar qëndrimin te ekipi durrsak edhe për sezonin e ri. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?