FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitoren e parë këtë sezon, Laçi e kërkon në Korçë

Ekipi i Laçit ka barazuar tri herë në shtëpi me Tiranën, Bylisin dhe Partizanin, ndërkohë janë mposhtur me Egnatian dhe Af Elbasanin. Në kërkim të fitores së parë, sot Laçi do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku do të përballet me Skënderbeun vendës.

Armando Cungu me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë, Myrta dhe Traore. Të dy futbollistët braktisën fushën të dëmtuar në ndeshjen me Partizanin dhe pritet të mungojnë në transfertën e Korçës.

Gjithashtu për tu kujtuar është problemi që vijon me Mario Bajramajan, i cili hasi disa probleme jashtë fushe dhe do të vijojë të mungojë për kurbiansit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?