Fitoren me Armeninë, Sokol Cikalleshi “e ndan” me një korçare

Sokol Cikalleshi ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë, në fitoren, 2-1 të kombëtares së Shqipërisë, ndaj Armenisë. Edhe pse ai nuk mundi dot të shënonte, ishte  një kërcënim serioz gjatë gjithë 90 minutave për kundërshtarin, madje e goditi dy herë shtyllën dhe ishte thjesht pa fat të gjente rrugën e rrjetës.  Një ditë pas ndeshjes, ai është shfaqur me një vajzë, me të cilën ka ndarë edhe gëzimin e fitores së fundit dhe falënderon gjithë tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë atij edhe ekipit kuqezi. – “Faleminderit nga zemra atyre që dërgojnë mesazhe pa fund. Jeni ju ata që na ndihmoni të ecim përpara,” – theksoi Cikalleshi në profilin e tij Facebook. Vajza me të cilin sulmuesi kavajas shfaqet në foto, sipas të njohurve të tij është nga Korça, madje ata kanë bërë edhe shaka me Cikalleshin ,”korçarja të sjell ters, ndaj edhe nuk shënove ndaj Armenisë.”  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?