Fitorja e Joshua ndaj Prengës mund të jetë e manipuluar, Simon ngre dyshime

Anthony Joshua fitoi me nokaut në raundin e dytë ndaj Kristian Prengës të shtunën në mbëmje, por mënyra se si erdhi triumfi ka shkaktuar shumë diskutime dhe teori konspirative në botën e boksit.

Britaniku u rikthye në ring në Xhedah të Arabisë Saudite, në duelin e parë pas aksidentit tragjik automobilistik në Nigeri, ku humbën jetën miqtë e tij të afërt Sina Ghami dhe Latif Ayodele në dhjetor të vitit 2025.

Joshua, i cili kishte rikthyer besimin me një fitore me nokaut ndaj Jake Paul, kërkonte një paraqitje të fortë përpara sfidës së shumëpritur ndaj Tyson Fury. Megjithatë, përballja me boksierin shqiptar rezultoi shumë më e vështirë nga sa pritej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raundin e parë, Kristian Prenga befasoi të gjithë duke goditur fort Joshuan me një goditje të fuqishme dhe duke e vënë në vështirësi kampionin britanik. Boksieri nga Mirdita arriti ta rrëzojë dy herë Joshuan, duke qenë pranë një prej surprizave më të mëdha në historinë e peshave të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Joshua reagoi në mënyrë spektakolare në raundin e dytë. Një goditje e fortë me të djathtën e dërgoi Prengën në tapet dhe detyroi arbitrin të ndërpresë menjëherë duelin.

Megjithatë, disa tifozë dhe figura të boksit kanë ngritur dyshime për mënyrën se si u zhvillua dueli. Ish-presidenti i Crystal Palace, Simon Jordan, ishte një prej tyre, duke sugjeruar se diçka nuk shkoi siç duhej.

“Dy herë i rrëzuar dhe më pas vendos ritmin e ndeshjes? Si shpjegohet kjo? Prenga ishte krejt ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk më duket në rregull, gjithçka duket e bërë për të nxjerrë maksimumin e parave”, shkroi Jordan në rrjetin social X.

Edhe disa tifozë ndanë të njëjtin mendim, duke vënë në pikëpyetje ndryshimin e menjëhershëm të ritmit nga Prenga pas raundit të parë.

“Fitorja e Joshuas ndaj Prengës dukej e dyshimtë”, shkroi një tifoz, ndërsa një tjetër komentoi se shqiptari “ndaloi së sulmuari pikërisht kur kishte Joshuan në vështirësi”.

Pavarësisht polemikave, fitorja i hap rrugën Anthony Joshuas për duelin e shumëpritur ndaj Tyson Fury. Dy kampionët britanikë pritet të përballen në nëntor të vitit 2026, pasi kontratat janë nënshkruar, ndërsa ende nuk janë përcaktuar vendi dhe data përfundimtare e zhvillimit të sfidës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?