Fitorja kuqezi në Serbi, tranjeri Sylvinho zbulon mesazhin surprizues që mori
Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi. Në konferencë për shtyp, tranjeri Sylvinho zbuloi për gazetarët edhe mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë në Leskovc. ”Kam marrë shumë komplimente dhe shumë urime. Dhjetë ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me Roberto Mançinin, ka qenë edhe Zabaleta e stafi aty. Pas ndeshjes ai më ka shkruar: Bravo Silvio ke bërë shumë mirë në këtë ndeshje dhe për mua mendimi i tij do të thotë shumë”.
KOHA JONË SONDAZH

