Fitorja në tavolinë, mbrëmja vishet kuqezi në çdo qytet e trevë shqiptare
Tifozët kuqezi anembanë trevave shqiptare po organizohen për të festuar sonte në mbrëmje fitoren në tavolinë 3-0 me Serbinë. Nga Tirana, në Prishtinë, Shkup e Kumanovë, e sigurisht në qytetet historike e patriotike, Vlorë e Prizren, kudo festohet sot me një “Refren”, “Jemi Një!”, apo “Shqipëri Etnike”.
Oraret e festës në disa qytete:
Tiranë, prej orës 20:00 në sheshin "Nene Tereza".
Prishtinë – prej orës 21:00, në sheshin "Zahir Pajaziti".
Kumanovë – prej orës 21:00 në kompleksin ku bëhen mbledhjet.
Vlorë, prej orës 20:00, në sheshin e flamurit
Durrës – prej orës 20:00 para bashkisë
Besianë – prej orës 21:00, sheshi i qytetit
Kukës, prej orës 20:00, te 6 katëshi
Fier, prej orës 21:00, sheshi Fitorja
Tetovë, prej orës 20:45, sheshi Iliria
Prizren – prej orës 21:00, në Shadervan
Lezhë, prej orës 20:00 tek Obelisku
Gostivar, prej orës 21:00 te Importanja
Korçë, ora 20:00, përballë Universitetit
Shkup, ora 22:00 Sheshi Skënderbeu
KOHA JONË SONDAZH

