Fitorja në Tiranë, Anglia shkruan historinë. Bëhet kombëtarja e dytë Europiane që…

Anglia fitoi në ”Air Albania” me rezultatin 0-2 ndaj Shqipërisë, teksa u bë kombëtarja e dytë europiane në histori që i mbyll të gjitha ndeshjet e një fushate kualifikuese të Kupës së Botës me fitore të plota dhe pa pësuar asnjë gol, duke ndjekur gjurmët e Jugosllavisë së vitit 1954, e cila arriti një rekord të tillë në 4 ndeshje.

Sa i përket rekordi me më shumë se 6 ndeshje pa pësuar gol dhe të gjitha fitore, “Tre Luanët” mbajnë vendin e parë.

Skuadra e Tomas Tuhel zhvilloi 8 ndeshje perfekte, duke treguar stabilitet të hekurt në mbrojtje dhe efikasitet të jashtëzakonshëm në sulm. Ky sukses e konfirmon Anglinë si një nga ekipet më të frikshme në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?