Fitorjan në Kupë, Hansi Flick: S’janë sfida të lehta, Ter Stegen është kapiteni ynë …

Pas fitores ndaj Guadalajara-s, që i siguroi Barcelonës kualifikimin në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Mbretit, trajneri Hansi Flick foli në një konferencë të shkurtër për shtyp, me tone serioze, në përfundim të një ndeshjeje që rezultoi më e vështirë nga sa pritej.

Tekniku blaugrana theksoi mbi të gjitha aspektin psikologjik të paraqitjes së skuadrës, duke nënvizuar se ndeshjet e Kupës sjellin gjithmonë vështirësi të veçanta

“Të luash në Kupë nuk është kurrë e lehtë. Në fund, ajo që ka më shumë rëndësi është qëndrimi dhe mentaliteti, dhe skuadra i shfaqi të dyja”, u shpreh Flick.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri gjerman komentoi edhe zgjedhjen për ta aktivizuar nga minuta e parë Marc-André ter Stegen: “Ai është kapiteni dhe shumë i rëndësishëm për grupin. Sot kishte mundësinë të luante në Kupë dhe e shfrytëzuam. Është një hap tjetër në rrugëtimin e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flick vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, pavarësisht diferencës prej dy kategorish mes skuadrave: “Janë ndeshje të vështira. Qëndrimi është çelësi për të fituar. Të dyja skuadrat luftuan, por në fund rezultati ishte në favorin tonë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?