Fituan 9-0, Solskjaer: Luajtëm si të ishte ndeshja jonë e fundit
Mbrëmjen e djeshme Manchester United përfitoi nga një karton i kuq në minutat e para të ndeshjes për Southampton dhe e shkatërroi kundërshtarin, duke e mundur thellë me shufrat 9-0.
Pas betejës për mediet foli trajneri i “Djajve”, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi u shpreh se është i lumtur për lojën e djemve të tij dhe se ata luajtën si të ishte ndeshja e tyre e fundit në karrierë.
“Ndonjëherë kur luan kundër një ekipi me 10 lojtarë bëhet më e vështirë sepse të gjithë të presin në mbrotje dhe të zënë në kundërsulm. Ne luajtëm mirë e qarkulluam shumë mirë topim dhe krijuam rrezik me lëvizje të bukura individuale.
Mund të jetë gjithmonë ndeshja e fundit dhe djemtë sot (dje) luajtën si të ishte ndeshja e fundit e tyre dhe kjo më bën të lumtur”, u shpreh Solskjaer.