Fituesit e shorteut të Telekom ndjekin live ndeshjen e Bayern München

Dy çiftet fituese të shorteut të parë të lojës së organizuar nga Telekom Albania udhëtuan të mërkurën drejt Allianz Arena në një udhëtim dhuratë prej kompanisë, duke përjetuar LIVE emocionet e ndeshjen Bayern München – Juventus. Pjesë e këtij udhëtimi ishte edhe fituesi i çmimit Telekom të Kënga Magjike 2015 Renis Gjoka.

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë dhe pajtimtarët individualë me kontratë u bënë pjesë e lojës pa asnjë kosto duke dërguar një SMS me tekst FCB në numrin 142. Dy fituesit e shorteut të parë u shpallën përmes një algoritmi me përzgjedhje rastësore. Për pajtimtarët me parapagesë, çdo ofertë që ata aktivizojnë shton mundësitë për të fituar, pasi ajo numërohet si pikë në shorte. Ndërsa, për pajtimtarët individualë me kontratë pikët do të ndahen në bazë të planit të tyre tarifor.

Dy çiftet fituese që udhëtuan janë: Amarildo Kamxhiu, Oltiana Kamxhiu, Enkela Maloku, Qemal Maloku dhe fituesi i çmimit Telekom të Kënga Magjike 2015 Renis Gjoka. Fituesit shijuan një udhëtim dy-ditor ku ishte përfshirë fluturimi, akomodimi dhe biletat në lozhën VIP për të parë sfidën e Champion League Bayern München – Juventus. Qemal Maloku, një prej fituesve u shpreh se “Ndihem shumë i lumtur dhe i gëzuar e të them të drejtën nuk e prisja të fitoja këtë udhëtim të mrekullueshëm. Falenderoj shumë Telekom për këtë mundësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa fituesi i çmimit Telekom në Kënga Magjike 2015 Renis Gjoka u shpreh se “Kjo është një ndjesi e shkëlqyeshme. Është kënaqësi e veçantë të marrësh dhurata nga Telekom. Gjithmonë jam ndjerë i kënaqur edhe në bashkëpunimet e mëparshme me këtë kompani. Ky udhëtim për të parë ndeshjen në Gjermani ishte dhuratë fantastike që e shijova shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, fituesit përshëndetën drejtpërdrejt me video nga stadiumi gjigant i Allianz Arena tifozët e Bayern München që po ndiqnin ndeshjen në @Telekom Community Store në zonën e ish-Bllokut.

Telekom do të hedhë edhe tre shorte të tjerë, përkatësisht në datat 25 mars, 15 prill dhe 5 maj dhe në secilin short do të shpallen 2 fitues. Fituesit nuk do të udhëtojnë vetëm, pasi Telekom u jep atyre mundësinë të marrin një tjetër person për të ndjekur ndeshjen. Fituesit e datave 25 mars dhe 15 prill do të ndjekin ndeshjet çerek finale dhe gjysëm finale të Champions League ku do të luajë Bayern München.

Telekom Albania, si pjesë e familjes së Deutshe Telekom, do të vazhdojë të ofrojë mundësi të shumta për publikun, në mënyrë që secili të ndihet pjesë e rrjetit që i lidh me Europën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?