Flamuri gjigant shqiptar hapet në Marsejë (VIDEO)

Tifozët shqiptarët janë duke festuar në Marsejë, para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë.

Ashtu siç është paralajmëruar, është shpalosur flamuri gjigant kombëtar nga tifozat Kuq e Zi në plazhin e Marseilles.

Qyteti bregdetar francez është mikpritës i duelit të madh mes Shqipërisë dhe Francës, e i cili zhvillohet sonte mbrëma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dhunës së ditëve të kaluara në Marsejë mes tifozerisë angleze dhe asaj ruse, qyteti sot është zgjuar nën ngjyrat kuqezi dhe këngët e tifozëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta të fundit kanë filluar të mbushin rrugët dhe sheshet e qytetit, të përshëndetur nga vendasit, të cilët deri tani kanë dhënë përshtypjet më të mira për ta në mediat franceze.

Në orën 14:30 dhjetëra tifozë shqiptarë ndihmuan në shpalosjen e këtij flamuri, përmasat e të cilit janë të denja për një Rekord Guinness.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nPvPQMauivs” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?