Flamuri shqiptar dhe flamingo shfaqet edhe në Botëror, në duelin Holandë-Japoni
Flamuri shqiptar shfaqet në Texas gjatë ndeshjes Holandë-Japoni, bie në sy edhe simboli i protestave.
Në ndeshjen e vlefshme për Botërorin mes Holandës dhe Japonisë, e zhvilluar në Texas dhe e nisur në orën 22:00, vëmendjen e kamerave e ka tërhequr edhe prania e flamurit shqiptar në tribunat e stadiumit.
Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi simbol që ra në sy. Në pamjet e transmetuara u dallua edhe flamuri me flamingo, i cili është bërë i njohur gjatë periudhës së fundit në Shqipëri, në sfondin e protestave që po zhvillohen në vend.
Protestat kanë marrë përmasa të mëdha dhe nuk janë kufizuar vetëm brenda territorit shqiptar. Tubime dhe manifestime janë organizuar edhe në shumë shtete të botës ku jetojnë komunitete shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

