Flamuri shqiptar shpaloset në ndeshjen Tottenham – Partizani i Beogradit. Serbët tërbohen
Kualifikimi i Tottenham-it në 1/32 e Europa League, pas fitores 1 – 0 të ndeshjes me Partizanin e Beogradit, u errësua nga një ndërprerje e përkohshme e ndeshjes, pas 3 rasteve të ndara të hyrjes së tifozëve në fushë. Gjyqtari Yevhen Baranovskiy u detyrua ta ndërpriste zhvillimin e lojës. Kur gjithçka u qetësua skuadrat u rikthyen në fushë dhe e përfunduan atë.
Por ajo që çmendi tifozët serbë, ishte shpalosja e flamurit shqiptar nga tifozët anglezë, një gjest që shkaktoi një reagim të ashpër të serbëve dhe solli në kujtesë incidentin e 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë, pas ngritjes së dronit me banderolën e Shqipërisë së Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se incidentet mund t’i kushtojë Tottenham -it dënimin nga UEFA për të luajtur pa tifozë, pasi stadiumi i tyre nuk i plotëson kushtet e sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

