Flamurtari dhe Skënderbeu, blerje që “peshojnë”

Ekipet e Kategorisë Superiore vazhdojnë përgatitjet e dimrit si dhe merkaton ofensive. Kukësi zhvilloi në Ulqin një miqësore me ekipin vendas Otranto e Ulqinit dhe e fitoi 5:0 me gola të  William, dopietë e Refice dhe të Emini e Nikas. Vllaznia barazoi 1-1 me Besëlidhjen në Ulqin, ku lojtari në provë Miran Maksuti shënoi për të besuarit e Armando Cungut, ndërsa shkodrani Arenc Dibra barazoi për Besëlidhjen. Partizani pas miqësores së fituar 1-0 me Teutën, me gol të Mazrekaj, do të luajë sot një miqësore tjetër ndaj Apolonisë. Nga merkato, janë Flamurtari dhe Skënderbeu që kanë prezantuar dy blerje të rëndësishme gjatë ditës së djeshme:

Skënderbeu

Menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, Gerhard Takaj dhe drejtori sportiv Haris Fakic prezantuan dje rikthimin e Sebino Plakut. Ish-sulmuesi i Partizanit, gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, i bashkohet  kampionëve në fuqi, me parametra zero. Ai para se të rikthehej te të kuqtë dhe pasi u largua nga Skënderbeu, kaloi një eksperiencë në Poloni. Skënderbeu shiti dy lojtarë para merkatos së dimrit. Peter Olayinka kaloi te Gent i Belgjikës për 1.1 mln euro dhe Bernard Berisha  u transferua te Anzhi i Rusisë, për 600 mijë euro. Me këto dy operacioni, arka e Skënderbeut mbetet e shëndoshë dhe afrimi i fundit i sulmuesit Plaku një arsye më shumë që tifozët korçarë të besojnë te titulli i radhës kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamurtari

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një pjese të parë të vështirë dhe pasi ka kaluar krizën, Flamurtari është hedhur fuqishëm në merkato. Ignacio Nicolini është zyrtarisht futbollisti më i ri i Flamurtarit. Mesfushori uruguaian zbarkoi paraditen e djeshme në aeroportin e Rinasit dhe udhëtoi më pas drejt Vlorës për të firmosur kontratën që do ta lidhë me Flamurtarin për pjesën e dytë të këtij sezoni. Pasi hodhi firmën mbi kontratë Nicolini u prezantua si blerja më e re e Flamurtarit, ku i pranishëm ishte edhe administratori i klubit kuqezi Sinan Idrizi, 27-vjeçari është gati për debutimin me Flamurtarin. Ai gjatë karrierës ka luajtur në disa prej klubeve elitare të futbollit uruguaian. Skuadra e tij e fundit ishte Racing Club i Montevideos. Nicolini është përforcimi i 7-të i skuadrës vlonjate në muajin Janar. Brazilianët Danilo Alvesh, Lucas Caniggia dhe Joao Henrique si dhe kosovarët Ilir Berisha, Dardan Çerkini e Besnik Krasniqi ishin blerjet e para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?