Flamurtari drejt kolapsit, Përmbarimi i ka bllokuar të gjitha llogaritë
Kukësi fitoi në Vlorë, 1-0 ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e javës së 14-të në Kategorinë Superiore. Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit të ri të Kukësit, Klodian Duro, ndërsa Flamurtari gjendet tashmë në pozita të vështira, vetëm dy pikë larg zonës së rënies në një kategori më poshtë.
Donatorët turq kanë kërkuar që zgjidhjen, ta japë kryeministri Edi Rama, pasi pretendojnë se janë bllokuar nga Bashkia e Vlorës.
Trajneri Levy dhe lojtarët e huaj të larguar nga Flamuratri për shkak të rrogave që nuk janë dhënë, ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve nuk pranojnë të zbresin në fushë prej rrogave të prapambetura. Flamurtari duket në kolaps financiar dhe sportiv, ndësa administratori i klubit Sinan Idrizi zbulon arsyet e krizës. – “Jam thjesht një financues i këtij projekti. Nga data 20 Tetor 2015 përmbarimi ka bllokuar të gjitha llogaritë e Flamurtarit. Të gjithë ata që flasin për alibi në mospagesa, kjo për shkak të borxheve të mbartura nga viti 2011 pasi llogaritë janë të gjitha të bllokuara. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë lekë”. Administratori i klubit vlonjat kërkon zgjidhjen e krizës, por edhe kërkesa më e fundit drejtuar Bashkisë më 19 nëntor nuk ka marrë përgjigje. – “Kemi njoftuar Bashkinë e Vlorës, ku i kërkojmë të marrë përgjegjësinë financiare, ose, në rast se Këshilli Bashkiak nuk ka mundësi t’i shlyejë, të gjejmë një të mesme të artë. Flamurtari ka qenë, është dhe do të mbetet. Kryetarit të Këshillit të Qarkut i kërkova mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak për zgjidhjen e situatës.” Për kontakte të mundshme me Bashkinë, ai thotë se më 19 nëntor është letra e fundit për Bashkinë marrje përgjegjësie. Nëse Bashkia nuk është e aftë t’i zgjidhë të bëjë kontratë me ne. Nuk paguaj faturat e hotelit ku Rubio ka qendruar në Vlorë”. Idrizi nuk kurseu as batutat, ndërsa theksoi se i ka ofruar zgjidhje Bashkisë në mënyrë që skuadra e Flamurtarit dhe tifozët të mos vuajnë. – “Nuk e di sa larg është zyra e Bashkisë, por unë nuk po marr dot përgjigje. Kam qenë në dijeni të borxheve të klubit edhe përpara se të nisnim investimin. Në kontratë të gjitha borxhet janë obligim i Bashkisë, pasi unë nuk jam pronar i klubit Flamurtari, thjesht financues për dy vjet. Kemi paguar shumë borxhe edhe pse nuk e kishim detyrim, por për respekt të institucionit kam heshtur. Flamurtari nuk luan prej 5 pasditeve, sepse kontrata e vitit 2011 nuk është ekzekutuar nga Bashkia dhe KESH e kërkon nga unë sot,” – theksoi Idrizi.
KOHA JONË SONDAZH

